Aksident te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet, plagoset një person

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet, ku mjeti me drejtues M.V ka përplasur një biçiklist.

Raportohet se 50 vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë drejt spitalit, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Më datë 11.09.2021, rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin M. V.,  ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu