Aksident pranë Spitalit Memorial në Fier
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”.
O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës.
Si pasojë e goditjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.