Një këmbësor humbi jetën mëngjesin e së enjtes në qytetin e Fierit, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se 82-vjeçari V.F. u përplas nga një automjet që drejtohej nga E. D., 23 vjeç në vendin e quajtur “Zogu i Zi”.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.