Aksident tek sheshi “Nënë Tereza”, makina përplaset me motorin, plagoset 26-vjeçari

0

Një i ri ka mbetur i plagosur në një aksident mesditën e sotme në kryeqytet. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 12:50 te sheshi “Nënë Tereza”, ku janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin B. L., 32 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin D. S., 26 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi D. S., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu