Aksident tragjik/ Humb jetën 7-vjeçarja, pesë persona mbesin të plagosur, mes tyre prindërit dhe vëllai i viktimës

0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 7-vjeçare dhe pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Salerno në Itali, ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Mediat vendase raportojnë se mes të plagosurve janë prindërit dhe vëllai i viktimës dhe çifti që udhëtonin në makinën tjetër.
Ata u transportuan të gjithë në spital ku vajza e vogël nuk u bëri dot ballë plagëve dhe ndërroi jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu