Aksident tragjik, humb jetën në autostradë 20-vjeçari

0

Një tragjedi rrugore ndodhi sot herët në mëngjes me një djalë të ri që humbi jetën në moshën vetëm 20 vjeç.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth.

Policia tha se shtetasi Sabri Kreka, 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu