Aksident tragjik, ndërron jetë sapo u zgjodh kryebashkiak

0

Kryebashkiaku i Johanesburg në Afrikën e Jugut, Jolidee Matongo ka humbur jetën e ditën e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik, raporton BBC.

Personalitete të njohura së bashku me presidentin e Afrikës së Jugur, Cyril Ramaphosa kanë marrë pjesë në homazhet e kryetarit të ri të Johanesburgut i cili u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare.

Mediat vendase kanë publikuar imazhet e makinës të shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, ndërsa Matongo u bë kryetar bashkie më 10 gusht pas vdekjes së paraardhësit të tij nga komplikimet Covid.

Jolidee Matongo ishte biri i një emigranti nga Zimbabwea dhe kishte qenë një aktivist politik në Afrikën e Jugut që në moshën 13 vjeçare, duke bërë fushatë kundër aparteidit – një sistem i legalizuar racizmi që ishte në atë kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu