Aksident tragjik në aksin Prishtinë- Gjilan/ Tre makina përplasen me njëra-tjetrën, një i vdekur dhe dy të plagosur

0

PRISHTINË- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Prishtinë- Gjilan. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tre automjete.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.