Aksident tragjik në Greqi! 29-vjeçari shqiptar ndërron jetë

0

Një 29-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në Kretë në orët e para të ditës së sotme. Mediat greke raportojnë se si pasojë e shpejtësisë, makina ka humbur kontrollin duke u përmbysur dhe për pasojë i riu ka ndërruar jetë në vend nga plagët që ka marrë.

Identiteti i shqiptarit që ndërroi jetë në aksident nuk bëhet i ditur nga mediat në vendin fqinj.