Aksident tragjik në Itali, përplaset me një makinë me motor, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar 50 vjeç është përplasur për vdekje.

Viktima është identifikuar Artur Çela nga Tirana, ai jetonte prej shumë vitesh me familjen në shtetin fqinj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 50-vjeçari po udhëtonte me një motor kur u përplas me një makinë.

Drejt vendit të ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe urgjenca, por ishte tepër vonë.

Dyshimet e para janë që aksidenti është shkaktuar si pasojë e një parakalimi të gabuar të shqiptarit, por kjo pritet të vërtetohet në vijim.

Çela jetonte me familjen në Concordia Sagittarian prej 20 vitesh dhe punonte në ndërtim.