Aksident tragjik në rrugën Fushë-Krujë – Thumanë: 1 e vdekur dhe 3 të plagosur

0

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë humbjen e jetës është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Fushë-Krujë – Thumanë, në afërsi të fshatit Borizanë.

Dy automjete tip “Mercedes-Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar pasoja të rënda. Si pasojë e përplasjes, një person ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, disa prej tyre rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur mes një makine të drejtuar nga Malvina Kani dhe një tjetër automjeti që drejtohej nga Idriz Saja. Në makinën e këtij të fundit udhëtonin edhe pasagjeret Lindita Saja dhe Bedrie Saja.

Fatkeqësisht, Bedrie Saja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.