Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i Shoferit, në afërsi të fshatit Babunjë.
Altiment Qose 44-vjeç ka humbur jetën, pasi automjeti tip Ford me të cilin udhëtonte, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.
Qose ka ndërruar jetë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal.
Nga ana tjetër një person është plagosur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot.
Drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit, dhe ka dalë jashtë rrugës, ndërsa ai është transportuar në spitalin e Elbasanit ku po merr ndihmë mjekësore.