Aksidenti fatal ku mbeti i vdekur një 28-vjeçar, policia arreston drejtuesin tjetër të përfshirë në ngjarje

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ku dy makina janë përplasur, duke rezultuar në humbjen e jetës së njërit prej drejtueseve të automjeteve. Viktima është Aurel Çipi, 28 vjeç, nga Korça.

Drejtuesi i makinës tjetër, Klevis Laraku, 29 vjeç, është shoqëruar nga policia në orët e para të mëngjesit dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Oficerët e policisë gjyqësore janë duke hetuar ngjarjen për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.