Aksidenti fatal në Itali/ Tragjedia në familjen Hoti, dy djemtë 18 dhe 22 vjeç i humbi në dy aksidente rrugore brenda 6 muajve

0

Pas ngjarjes tragjike të tre të rinjve në Itali, mediat italiane raportuan se 22-vjeçari me origjinë nga Kosova, Altin Hoti, 6 muaj më parë kishte humbur vëllain e tij 18-vjeçar nga një aksident i ngjashëm.

Në aksidentin e ndodhur para 6 muajsh ishte përfshirë edhe babai i tij.
22-vjeçari ishte i fejuar prej dy vitesh me italianen Giulia, e cila po ashtu humbi jetën në aksidentin tragjik.
Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes (7 dhjetor) në provincën e Venecias në Itali.

Makina ka dalë nga rruga ka kaluar barrierat dhe ka përfunduar në lumë.Trupat e pajetë janë gjetur brenda në kabinën e makinës.

Viktimat shqiptarët Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), të dy banues në Concordia Sagittaria dhe Giulia di Tillio me banim në Portogruaro 21 vjeçe.

Eshtë dashur ndërhyrja e polumbarëve dhe një vinç për të nxjerrë makinën nga lumi, brenda së cilës ndodheshin dhe 3 trupat e pajetë të të rinjve.

Kërkimet e zjarrfikësve në ujërat e lumit vazhduan disa orë pasi në fillim u mendua se në makinë kishte qenë edhe një person tjetër, por kontrollet dhanë rezultate negative. Polumbardhat vijuan kontrollet me orë duke tentuar të nxjerrin disa sende personale që i përkisnin tre viktimave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu