Aksidenti i autobusit në Kroaci, Begaj: Po ndjek ngjarjen duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci

0

Pesidenti Bajram Begaj ka reaguar për aksidentin e autobusit shqiptar në Kroaci, ku hubi jetën një person dhe mbetën të lënduar 9 të tjerë.

Begaj i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, teksa siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.

Kujtojmë që të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kroacisë, ndërkohë që një grua është në gjendje të rëndë.

“Po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Gjithashtu siguroj të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate. Dëshiroj t’i garantoj familjarët e të gjithë pasagjerëve të lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre”, shkruan Begaj.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu