Detaje të tjera janë mësuar nga rasti i aksidentit të ndodhur në Greqi përgjatë ditës së djeshme, ku ndërruan jetë çifti dhe e bija.
Ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte djali, 17 vjeç. Për tragjedinë e ndodhur, familjarët e tyre kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjet, duke treguar se familja kishte ardhur në Shqipëri për një gëzim familjar, e kishin ndërruar jetë rrugës për në shtëpinë e tyre në shtetin fqinj.