INDI- Një aksident i pazakontë raportohet në Indi. Mediat e huaja raportojnë se 13 persona kanë humbur jetën pasi dyshemeja e tempullit hindu u shemb. Zyrtari i policisë Manish Kapuriya tha se po punohet për të nxjerrë nga gropa e madhe personat e bllokuar të cilët janë plagosur.
Punonjësit e urgjencës kanë përdorur litarë dhe shkallë për të arritur tek ata të bllokuar në pusin në Madhya Pradesh. Tempujt në të gjithë Indinë ishin mbushur plot me besimtarë me rastin e Ram Navami, ditëlindjen e hyjnisë hindu, Lord Ram.