Aksidenti i tmerrshëm bashkon dy vendet, presidenti bullgar takohet me Zaevin

0

Presidenti i Bullgarisë Ruden Raev u takua sot me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev pas ngjarjes së trishtë në Struma ku humbën jetën 46 njerëz si pasojë e djegies së një autobusi.

Të dy shtetet janë bashkuar për të përballuar situatën e rëndë pas vdekjes

Presidenti bullgar Raev i shprehu ngushëllimet Zaevit për vdekjen e shtetasve maqedonas, mes tyre dhe shqiptarë të MV-së.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë së bashku në pikëllim e tyre. është ky pozicioni i përbashkët i liderëve të Bullgarisë dhe RMV-së për viktimat e aksidentit të rëndë në autostradën e Strumës, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të fqinjit tonë juglindor dhe shumë të tjerë u lënduan”,
 shkrueht në komunikatën e përbashkët të presidentit bullgar Raev dhe kryeministrit maqedonas Zaev.

Presidenti Raev i siguroi kreut të qeverisë Zaev se autoritetet bullgare po bëjnë të gjithçka për të identifikuar viktimat, shkaqet e aksidentit dhe se do të informojë për gjithçka shtetin maqedonas.