Aksidenti/ Mjekët bullgarë flasin për gjendjen e të mbijetuarve nga tragjedia

0

– Një vajzë e mitur, 17 vjeç dhe 6 persona të tjerë po marrin mjekimin e parë në spitalin Pirogov në Sofje pas aksidentit të autobusit në autostradën Struma. Doktoresha Maja Argirova ka bërë me dije se nuk ka asnjë rrezik për jetën e tyre. Megjithatë po i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë në spital.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma pak pas orës 02.00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Bosnek, ku edhe ndërruan jetë 46 persona, mes tyre edhe 12 fëmijë. Deri më tani nuk ka një konfirmim nëse autobusi fillimisht ka dalë nga rruga dhe më pas ka marrë flakë apo e kundërta, por hetimet kanë nisur në vendin e ngjarjes.