Mesditën e sotme, një aksident automobilistik ndodhi në hyrje të tunelit në autostradën Elbasan-Tiranë, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Drejt vendngjarjes, u nisën 3 ambulanca, por nga informacionet paraprake, njëra prej ambulancave nuk mund të hyjë në tunel, për shkak të rradhës së gjatë të automjeteve, e shkaktuar nga aksidenti.
Mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht nuk ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Deri më tani, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, në lidhje me këtë aksident, si dhe për rrethanat e ngjarjes.