Aksidenti në Fier/ Katër automjete përplasen njëra pas tjetrës, dy persona përfundojnë të lënduar rëndë

0

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve, katër automjete janë përplasur njëra pas tjetrës.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.