– Në mesin e viktimave që humbën jetën në Bullgari është dhe Sumeja Brava, 27-vjeç. E reja është vajza e politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët. Politikani ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.