Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, ku ka humbur jetën një grua 50-vjeçare.
Sipas informacioneve për Infoweb Media viktima e aksidentit të rëndë është Etleva Bejko.
Në një reagim zyrtar, policia e Sarandës konfirmoi se viktima është shtetasja E. B., 50 vjeçe.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.