Aksidenti në Tepelenë, Policia nxjerr versionin zyrtar: Të plagosurit janë mirë

0

Policia ka dhënë versionin e aksidentit që ndodhi në Tepelenë mbrëmjen e sotme. Mësohet se një 20-vjeçar teksa dyshohet se po transportonte emigrantë të paligjshëm, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar makinën, por në vend të kësaj, ka rritur shpejtësinë.

VD- Makina ‘çan’ bordurën e rrugës në Tepelenë e bie në greminë, vdes në vend i riu
Aksident në Tepelenë, makina përplas të moshuarën, arrestohet drejtuesi
Njoftimi i Policisë::

Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë“, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu