THUMANË- Drejtuesi i njërit prej automjeteve të cilat u përplasën me njëra-tjetrën pak minuta më parë në Thumanë ka humbur jetën. Aksdenti ndodhi në aksin Fushë Krujë–Thumanë, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën kanë përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e kësaj janë lënduar tre persona, ndërsa bëhet me dije se në njërin prej automjeteve ndodhej edhe një fëmijë. Ende nuk dihet gjendjen shëndetësore e të plagosurve, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit





