Aksidenti tragjik me 40 të vdekur/ Mitsotakis: Do të bëjmë gjithçka që të mos përsëritet historia

0

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar vendin e tragjedisë, ku humbën jetën 40 persona, si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Ai u zotua se do të zbulohen shkaqet e plota të aksidentit fatal, teksa ka shtuar se do bëhet gjithçka e mundur për të parandaluar një tragjedi të ngjashme.

Mitsotakis tha se “Ajo që po përjetojmë sot është shumë e vështirë. Po flasim për një tragjedi që nuk mund të përshkruhet. Detyra jonë është të merremi me të plagosurit dhe të identifikojmë trupat. Ju garantoj se do të zbulojmë shkaqet e kësaj tragjedie dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të parandaluar që diçka e tillë të mos ndodhë më.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu