Aksidenti tragjik/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Milanit

0

Një aksident tragjik ka tronditur së fundmi futbollin italian. Ish-futbollisti i të rinjve të Milanit, Simonlunka Agacone 39-vjeçar dhe miku i tij, Mateo Raveto 36-vjeçar, humbën jetën pasi goditën disa derra të egër me makinë, duke dalë jashtë rrugës. Për fatin e keq, ata nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.

Agacone, i lindur në Borgomanero, më 23 korri të vitit 1981, ishtë një nga të rinjtë më premtues tek moshat e Milanit, teksa dispononte një teknkinë dhe vizion të shkëlqyer loje. Me kuqezinjtë e drejtuar nga Mauro Tasoti, Agacone, arriti të fitonte trofeun “Viareggio”. Mesfushori, i cili e mbylli karrierën e tij si mbrojtës, regjistroi 16 paraqitje me ekipet kombëtare U-16 dhe U-18 si dhe plot 150 ndeshje në futbollin italian me ekipet si Spal, Monza, Specia, Karrese, Novara, etj.

Edhe shoku i tij, me të cilin po udhëtonin së bashku me makinë, ishte pjesë e botës së futbollit, edhe pse më pak i njohur se Agacone. 36-vjeçari ishte aktivzuar më së shumti me ekipet në Serinë C2 dhe D.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu