– Pronari i autobusit ku humbën jetën 45 shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Bekim Haxhiu në një intervistë për median bullgare BNT pohon se autobusi që u dogj në autostradën “Struma” në Bullgari, para se të nisej nga Turqia ka qenë në shërbim dhe gjithçka ka qenë në rregull Haxhiu ka përjashtuar mundësinë që disa nga pasagjerët të kenë futur lëndë djegëse në autobus.
Ai ka konfirmuar se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e një ekskursioni në Stamboll, por kanë udhëtuar me autobusë të tjerë. Fëmijët e tij ishin në autobusin e fundit.
Sipas pronarit, deri më tani nuk ka pasur asnjë problem teknik me autobusin.
‘Para se të niseshim për në Turqi, i bëmë shërbimin, e kontrolluam, madje kur arritëm në Stamboll dhe atje shkuam në shërbim për t’i kontrolluar. Tuba ka në çdo autobus, por me ujë, çdo autobus duhet t’i ketë për çdo rast. Ky është ujë rezervë. Ka kontroll të rreptë të hyrjes në Bullgari, bagazheve, shoferit, gjithçka që transportohet’ tha Haxhiu.
Haxhiu tha se nuk kishte folur deri më tani për media sepse ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe se ishte në Bullgari për të ndihmuar hetuesit në çdo mënyrë të mundshme për të përcaktuar shkakun e aksidentit të 23 nëntorit.