Aksidenti tragjik në Greqi, protesta masive në të gjithë vendin

0

Vazhdojnë protestat në Greqi për përplasjen e dy trenave. Greva e sotme përfshin një dimension mbarëkombëtar, e cila përfshin federatat, sindikatat dhe qendrat më të mëdha të punës.

Greva po zhvillohet në shenjë proteste kundër tragjedisë së trenave në Tempe, me kërkesë që të mos fshihen përgjegjësitë kundër privatizimit dhe duke kërkuar masa për sigurinë në transport.

Në Patras po mbahet tubim në sheshin Georgiou dhe marshim nëpër rrugët kryesore.

Ky është tubimi më i madh i viteve të fundit në sheshin Georgiou.

Duke mbajtur tullumbace të zeza dhe slogane, nxënës nga shkolla të ndryshme të qytetit, anëtarë të sindikatave, studentë dhe publiku i gjerë po bëjnë thirrje që përsonat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi, dhe marrjen e menjëhershme të masave të nevojshme për sigurinë e qytetarëve në transport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu