Aksidenti tragjik në Novoselë, ndërron jetë shoferi

0

 

Ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, i cili u aksidentua pak më parë në Novoselë të Vlorës. Mësohet se ai ka ndenjur i bllokuar në makinë për një kohë të gjatë. Lajmi është konfirmuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shamogjin”, një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi i mjetit shtetasi Fatos Hoxha, 55 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë, ka ndërruar jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu