Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit, katër të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

0

Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Fushë Bulqizë- Shupenzë, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.

Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Mërgim dhe Edison Lazri janë nisur për trajtim më të specializuar drejt spitalit të Traumës, pasi kanë fraktura të shumta.

Në spitalin Rajonal të Peshkopisë po trajtohen Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeçe kunata e viktimave e cila udhëtonte me mjetin Mercedez 240.

Viktimat janë Kujtim dhe Lulzime Istrefi bashkëshortë dhe Murat Istrefi i vëllai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu