Aksidentohet autobusi i kombëtares bullgare

0

GJEORGJI-Kombëtarja e Bullgarisë mbërriti në Tbilisi të premten përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë. Skuadra së bashku me stafin u ndanë në dy autobusë më të vegjël dhe janë nisur drejt hotelit, por fatkeqësisht pak çaste më vonë ka ndodhur një aksident i rëndë.

Shoferi i njërit autobus po lëvizte me shpejtësi të madhe në shiun e dendur që po vërshonte Tbilisin, në një moment humbi kontrollin dhe ndaloi papritur dhe më pas një autobus tjetër u përplas me të. Mesfushori Todor Nedelev u transportua në spital. Futbollisti iu nënshtrua një operacioni në Tbilisi pas aksidentit të rëndë.

Ndërhyrja ka qenë e nevojshme për shkak të një copë xhami të ngulur në kokë. Operacioni kaloi me sukses duke zgjatur më shumë se 2 orë. Lojtari do të qëndrojë në spital për një javë nën mbikëqyrjen mjekësore dhe mësohet se tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu