Aksidentohet ‘Bugatti Veyron’ i Cristiano Ronaldos

0

Një nga dy makinat luksoze që Cristiano Ronaldo kishte dërguar në Majorca për pushimet e tij verore familjare është përfshirë në një aksident.

Bugatti Veyron, 1.7 milionë dollar, 900 kuajfuqi, i sulmuesit të Man United, thuhet se është përplasur me një shtëpi në resortin e bregut lindor të Sa Coma.

Mësohet se mjetin e drejtonte një punonjës i tij dhe jo vetë Ronaldo në atë moment.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm të së hënës.

Policia po heton ngjarjen por ende nuk ka bërë asnjë koment.

Shoferi ishte i padëmtuar, por pjesa e përparme e motorit të shtrenjtë të Cristianos u dëmtua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu