Aksident në aksin Levan-Tepelenë.
Një mjet tip Rulot me targa skoceze ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Poçem në Mallakastër.
Në automjet ndodhej një çift skocez përkatësisht Dominic Macfarlane 34 vjeç dhe Gabriela Tominac 26 vjeçe
Çifti i turistëve është dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.