Një kamionçinë që transportonte të brendshme të pulave është aksidentuar në Durrës pasi është përplasur me një makinë tjetër, duke bërë që këto të brendshme të shpërndaheshin në rrugë.
Report TV raporton se kamionçina është përplasur me një makinë tip Smart, por mbetet ende e paqartë se nga ku ishin marrë këto të brendshme të pulave, pse ishin ndarë nga pjesa e mishit dhe ku do të dërgoheshin. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve nuk kanë pësuar dëmtim, ndërsa shoferi i kamionçinës ka deklaruar se këto të brendshme do të asgjësoheshin.
Durrësi është një ndër vatrat më të ‘nxehta’ sa i përket gripit të shpendëve.