TIRANË- Një makinë e Policisë së Shtetit është aksidentuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë. Mësohet se mjeit është përplasur me një pllakë betoni dhe është bërë copash.
Kjo gjë duket dhe në foton e publikuar nga JOQ, por nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit në fjalë.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia e Tiranë nuk ka publikuar asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë.