Aksidentohet me makinë, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

0

Një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Sipas mediave vendase dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën rreth orës 14:30 në via Iseo, në Erbusco, Breshia ka shkaktuar ngjarjen e rëndë.

Shqiptari ka qenë pasagjeri i njërës prej dy makinave të përfshira në aksident.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë tre autoambulanca por për të shpëtuar jetën e shqiptarit ishte tepër vonë.

Nga ana tjetër, personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë pësuar lëndime të rënda, por kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu