Aksident me motoçikletë në Shkodër. Një person ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.