Aksidentohet mjeti i policisë në Bulqizë, rëndë efektivi dhe një tjetër person

0

Një efektiv i policisë rrugore dhe një tjetër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, në vendin e njohur si Shupenzë.

Mjeti i Policisë Rrugore është përplasur me një makinë tjetër dhe për pasojë efektivi që ndodhej brenda tij ka mbetur i plagosur bashkë me drejtuesin e makinës tjetër.

Polici mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Dibrës. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë aksident, apo shkaku i përplasjes së mjeteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu