GJERMANI – Autobusi i Real Madridit është përfshirë në një aksident këtë të hënë, në Gjermani, ku skuadra ka udhëtuar për ndeshjen e 1/16-tës së Champions League me Leipzig.
Delegacioni i madrilènëve udhëtoi me avion deri në Erfurt dhe jo për në Lajpcig për shkak të grevës që preku aeroportin. Më pas ata u detyruan të udhëtonin 160 kilometra për në Leipzig me autobus dhe nuk u tronditën kur një makinë u përplas me automjetin që transportonte ekipin.
Sipas shtypit spanjol, drejtuesi i makinës ishte duke filmuar autobusin kur u shpërqendrua dhe u përplas duke thyer njërën nga pasqyrat, por nuk raportohet për lëndime të rënda si pasojë e aksidentit.