Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali, dëshmitari: Mjeti nuk mori kthesën, por shkoi drejt

0

ITALI- Një tjetër shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali. Ditën e sotme, në Brescia, shqiptari i cili ishte pasagjer në një automjet, u përplas nga një furgon.

55-vjeçari shqiptar, identiteti i tij nuk bëhet i ditur ka gjetur vdekjen në vend. Sipas informacioneve të deritanishme, makina e cila po udhëtonte drejt Iseos u përplas me furgonin që vinte në drejtim të kundërt.

“Ai nuk mori kthesën, por shkoi drejt”, tha një dëshmitar, duke iu referuar shoferit të furgonit.

Tre ambulanca nxituan për në vendngjarje, por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi të mbijetonte./Burimi: Primabrescia.it


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu