Aksidentohet rëndë mesfushori i Serie A, makina përmbyset dhe shpërthen në flakë

0

Mesfushori i skuadrës italiane Udineze, Uollas Souza ka shpëtuar mrekullisht nga një aksident i frikshëm, i cili mund të kishte qenë fatal.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Viale Venezia në Udine, pasi makina me të cilën futbollisti po lëvizte doli nga rruga duke u përmbysur, më pas duke shpërthyer në flakë.

FOTO/ Aksidentohet rëndë mesfushori i Serie A, makina përmbyset

Raportohet se lojtari ka dalë nga makina para shpërthimit me ndihmën e disa kalimtarëve të rastit, fatmirësisht pa asnjë dëmtim.

Megjithatë për t’u siguruar ai u transportua në urgjencë për kontrolle të detajuara. Ai do të mungojë për disa kohë dhe do të rikthehet sa të rikuperohet plotësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu