SHKODËR- Një automjet zjarrfikës është aksidentuar pasditen e sotme në fshatin “Vukatanë”, në Shkodër. Bëhet me dije se një 30-vjeçar me iniciale K.M duke drejtuar automjetin zjarrfikës ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit i lënduar dhe një tjetër punonjës i shërbimit zjarrfikës i cili ishte pasagjer.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:20, në fshatin “Vukatanë”, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.