Gjykata Penale ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasin Ekrem Skureni, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi përplasi me mjetin e tij tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmprët e Kombit”, ku fëmijët po kalonin në rrugë. Për pasojë, ata u dërguan menjëherë në spital, pasi pësuan lëndime të rënda.
Skureni u arrestua 3 ditë më parë pas aksidentit të rëndë, ndërsa hetimet për rastin dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes vijojnë.