Aksidentoi për vdekje këmbësorin /arrestohet shoferi i mjetit

0

52-vjeçari i cili aksidentoi për vdekje ditën e enjte një këmbësor në mbikalimin e Fllakës, është arrestuar nga policia e Durrësit.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 14:55 tek mbikalimi i Fllakës, në autostradën Durrës-Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q. B., 82 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu