Aksidentoi me motor 27-vjeçarin dhe u largua, arrestohet i riu shqiptar në Greqi, 19-vjeçari nuk kishte leje drejtimi

0

GREQI- Një 19-vjeçar shqiptar vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimii të riut shqiptar ka ardhur pasi ai ka përplasur me motor një 27-vjeçar dhe është larguar duke e ka lënë të plagosur në mes të rrugës.

Më tej bëhet me dije se 19-vjeçari nuk kishte patentë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pak ditë më parë në Selanik. Babai i 27-vjeçarit për protothema.gr se djali i tij është dashur t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtimin e këmbës, ndërsa ka plagë edhe në kokë. Sipas babait të viktimës, 27-vjeçari jeton në Holandë dhe kishte shkuar në Greqi ditë më parë.

Pasditen e së enjtes, ai doli për tu takuar me miqtë e tij dhe kur shkoi për të marrë ushqim ndodhi aksidenti tronditës. I riu ka tentuar të kalojë rrugën, por motori i cili po lëvizte me shpejtësi marramendëse, e ka tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur rreth dhjetë metra larg.

“Fëmija im u zgjua në spital, nuk e dinte se çfarë ndodhi dhe çfarë e goditi. Siç thonë disa dëshmitarë, në motor kanë qenë dy persona, ndërsa pak metra më poshtë duket se shoferi ka humbur kontrollin dhe ka rënë, por ata janë zhdukur”, tha ai.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu