Arrestohet i riu që aksidentoi me vdekje një këmbësore e plagosi një tjetër në Tiranë.
‘Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në b anesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.