Aksidentoi për vdekje një grua në Tepelenë, arrestohet 30-vjeçari

0

Uniformat blu ka vënë në pranga H.Xh, 30 vjeç pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip ‘Toyota’ ka aksidentuar shtetasen Z.Rr, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Selam Musai” në Tepelenë.

Ndërsa H.Xh, rezultoi pa leje drejtimi.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, pa leje drejtimi, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., e cila ka ndërruar jetë në spital.”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu