Aksioni është pjesë e hetimeve të kryera për kapjen e bosit Matteo Messina Denaro, i arratisur prej rreth tridhjetë vitesh.
ITALI- Një nga drejtuesi e “Cosa Nostra”-s, i cili është një nga njerëzit të kërkuar në botë, Matteo Messina Denaro është vënë në shënjestër të autoriteteve fqinje.
Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Palermos ka lëshuar urdhër arreste për 70 të dyshuar, 35 prej të cilëve u vunë në pranga. Ata akuzohen për arsye të ndryshme për shoqërim të tipit mafioz, zhvatje, për rrëmbime, vepra narkotike, armëmbajtje pa leje, lojëra të fatit dhe krime të tjera, të gjitha në kuadër të metodave dhe modaliteteve mafioze.
Po ashtu u bënë disa sekuestrime të sendeve që iu gjetën këtyre personave.
Aksioni është pjesë e hetimeve të kryera për kapjen e bosit Matteo Messina Denaro, i arratisur prej rreth tridhjetë vitesh.
Burimi: Ansa.it