Aksioni i policisë së Kosovës në veri, NATO: Jemi të zhgënjyer, nuk ishin të koordinuara me KFOR pavarësisht zotimeve për ta bërë

0

Më tej, Dakhlallah thotë se duhet de-përshkallëzim dhe angazhim i plotë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

KOSOVË- Lidhur me operacionin e djeshëm të policisë së Kosovës në Veri, ku u mbyllën 5 komuna serbe ka reagur edhe NATO, të cilët janë shprehur se janë zhgënjyer pasi nuk janë koordinuar me KFOR-in.

Zëdhënsja e NATO-s, Farah Dakhlallah thotë se pavarësisht që ka pasur zotime nga Qeveria e Kosovës që aksione të tilla do të koordinohen me KFOR’in, kjo përsëri nuk është bërë. Më tej, Dakhlallah thotë se duhet de-përshkallëzim dhe angazhim i plotë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

POSTIMI I PLOTË:

Shumë E zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me KFOR pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë.

KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu